Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Padia e kompanisë gjermane në Washington, deputetja e PD: Ata i besojnë Arbitrazhit dhe jo Edi Ramës

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka dalë në një deklaratë për mediat duke thënë se kompania gjermane EMS Shipping & Trading ka regjistruar, më 7 prill, një padi kundër qeverisë shqiptare, për një mosmarrëveshje që lidhet me koncesionin e Portit të Durrësit. Lajmi konfirmohet nga Reporteri i Arbitrazhit të Investimeve."
Ajo shtoi se shpërfillja e SPAK-ut ndaj kallëzimit të kompanisë gjermane dëshmon se asnjë i huaj dhe asnjë shqiptar nuk mund t’i besojë kësaj drejtësie, që lëviz vetëm me fijet e partisë.
DEKLARATA E PLOTË:
Edi Ramës mund të mos i pëlqejë Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, kur merr vendime ndëshkuese për shkeljet e tij, por gjermanët mendojnë ndryshe. Gjermanët i besojnë Arbitrazhit dhe jo Edi Ramës apo Pirro Vengut.
Kompania gjermane EMS Shipping & Trading ka regjistruar, më 7 prill, një padi kundër qeverisë shqiptare, për një mosamarrëveshje që lidhet me koncesionin e Portit të Durrësit.
Lajmi konfirmohet nga Reporteri i Arbitrazhit të Investimeve.
Me zhvedosjen arbitrare dhe korruptive të Portit të Durrësit, Edi Rama e ka ekspozuar shtetin shqiptar ndaj padive të kompanive të huaja, që operojnë në port. Një ndër to, kompania gjermane EMS ka një kontratë 35 vjecare me shtetin shqiptar. EMS është kompani serioze dhe operon në shumë porte të Europës në shërbimet portuale, e klasifikuar me elementet e ndershmërisë dhe sigurisë për të kryer logjistikën e NATO për Europën.
Por, nuk është ndërprerja arbitrare e kontratës, arsyeja e vetme se pse EMS e ka çuar në Arbitrazh Qeverinë.
Kompania ka bërë më parë kallëzim në SPAK, e gjendur para praktikave korruptive të Autoritetit Portual të Durrësit. EMS e ka akuzuar me emër Drejtorin e Portit për
-shpërdorim detyre,
-favorizim të subjekteve në tenderat e përdorimit e përpunimit të terminaleve,
-fshehje të informacioneve për thellimin e Portit (ku u shpenzuan 10 milion eu),
-favorizim e falsifikim të faturave tatimore për subjekte të ndryshme tregtare (në vlera mbi 20.000.000 lekë).
Duke parë gjumin letargjik të SPAK, në përfundim të afateve ligjore të shkresës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve e veprimeve diskriminuese, duke parë mosreagimin e Qeverisë Shqiptare, EMS depozitoi në gjykatën e ICSID World Bank, padinë kundër Shtetit Shqiptar me objekt “Diskriminim ndaj biznesit të huaj në Shqipëri”.
Vendimi i kompanisë gjermane për ta çuar në Arbitrazh qeverinë, vjen pas një humbje prej 110 milion eurosh, po në këtë institucion të Edi Ramës. Pasi këmbëngulte ekran më ekran se nuk ka humbur, se Beketti nuk do marrë asnje cent, dhe pasi u bë e qartë se e vërteta është ndryshe, Edi Rama, si Enver Hoxha, kërcënoi se do të tërhiqej nga Arbitrazhi.
Duke harruar se çfarë do të thotë kjo për klimën e biznesit në vend. Në rast tërheqjeje, asnjë biznes i huaj nuk do t’i afrohej Shqipërisë, sepse nëse nuk respektohen kontratat, ku mund të ankohet biznesi nëse jo në Arbitrazh ndërkombëtar.
Te SPAKU i partisë?
Shpërfillja që SPAK i bëri kallëzimit të kompanisë gjermane, dëshmon se asnjë i huaj dhe asnjë shqiptar nuk mund t’i besojë kësaj drejtësie, që lëviz vetëm me fijet e partisë.
Edhe një kujtesë të fundit për publikun: miliona eurot që Edi Rama humb në Arbitrazh, nuk dalin nga llogaritë e tij. JO. Një më një ato janë paratë tuaja, të cdo takspaguesi të këtij vendi.
Por, Edi Rama është zgjidhur dhe nuk e lidh më asgjë. Kur Arbitrazhi vendos kundër tij, ai kërkon të shkrihet institucioni që i ktheu fjalën.
Ejani, të bëhemi bashkë e ta lidhim me vote, më 14 maj.
Ndryshimi në duart e tua.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
