Flash News

Ditari i Opozitës

Padia ndaj Autoritetit të Dosjeve, Meta nxjerr e-mailin anonim: Ky palaçollëk e vuri në lëvizje

Padia ndaj Autoritetit të Dosjeve, Meta nxjerr e-mailin anonim: Ky

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta lexoi e-mailin anonim që vuri në lëvizje Autoritetin e Dosjeve, institucion ndaj tw cilit sot ngriti një padi.

I ftuar në emisionin Open në News 24, Meta tha se e-maili anonim erdhi nw 25 korrik

“Më 25 korrik vjen një e-mail anonim te Autoriteti i Dosjeve. ‘Ky dhjetorist zhduku dosjen e tij’, thotë e-maili. Është identik me reagimin e Ramës. ‘Edvini e ka ditur nga amerikanët faktin e dosjes së zhdukur. Vazhdon ky më tej, megjithëse kishte zhdukur dosjen Ilir donte të dinte lëvizjet në Autoritetin e Dosjeve.

Mjafton të drejtoheni në raftin e duhur, viktima i shkollës së Ilir Metës. Ne ju japim vetëm 24 orë kohë për të zbatuar ligjin dhe për të mbrojtur dinjitetin e Autoritetit të Dosjeve. Tregojani të vërtetën e këtij Xhambazi…Në fund VFLP’, thotë e-maili. Ky palaçollëk vuri në lëvizje Autoritetin e Dosjeve”, tha Meta.  


 

Të fundit