Flash News

Ditari i Opozitës

Padia për statutin e PD-së/ Apeli shtyn seancën, kur do të mbahet

Padia për statutin e PD-së/ Apeli shtyn seancën, kur do të

Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën në të cilën do të shqyrtohej padia për statutin e PD-së. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit të avokatit të grupit të Enkelejd Alibeajt.

Seanca e ardhshme është caktuar në datën 6 dhjetor në orën 09:30. Kujtojmë që ankimimi në Apel është bërë nga grupi i Alibeajt.

“Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju informojme se seanca e sotme gjyqesore qe ishte planifikuar te zhvillohej, kerkesa e Partise Demokratike, nuk u zhvillua, per shkak se perfaqesuesi ligjor, ka depozituar kerkese per shtyrje seance. Seanca e ardhshme gjyqesore eshte caktuar ne date 06.12.2022, ora 09:30”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Të fundit