All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Pafajësia, do ishte pavarësia e dytë e Kosovës

All - Paragraf - 1

Pafajësia, do ishte pavarësia e dytë e Kosovës

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka uruar 18-vjetorin e Pavarëisisë së Kosovës, duke theksuar se shqiptarët janë ‘me zemër në Prishtinë dhe me lutje në Hagë’.

All - Paragraf - 3

Gjithashtu deputeti demokrat shprehet se ‘ky është shekulli i shqiptarëve dhe jam i bindur që ne si komb do ta kalojmë me sukses dhe këtë sprovë dhe se pafajësia, do të ishte dhe pavarësia e dytë e Kosovës, Shqipërisë së Epërme, siç e quante Ismail Kadare’.

Postimi i plotë:

Me zemër në Prishtinë, me lutje në Hagë.

Sot Kosova, shteti më i ri në kontinent ka ditëlindjen, dhe 17 shkurti vjen me një gëzim të madh në zemrën e çdo shqiptari.

Në këtë rrugëtim në liri, vëllezërit dhe motrat tona, kanë aritur shumë. Kanë bërë përpara në shtetin e të drejtës, në vendosjen e standarteve demokratike, në procesin zgjedhor, e po ashtu ja kanë dalë të zbrapsin shumë provokime e sulme të Serbisë.

Sot jemi të gjithë me zemër në Prishtinë, por me mendje dhe me lutje në Hagë.

Kosova ka dhe një sfidë të madhe për të kapërcyer. Eshtë gjyqi që po i bëhet luftës së saj për liri, për dinjitet, përballë një prej regjimeve me brutale me makinerinë shfarosëse të Millosheviçit.

Në Hagë është drejt përfundimit procesi ndaj drejtuesve të UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Aktakuza, një trill i pabesueshëm, pretenca e prokurorit një çmenduri. Jam shpresëplot se Gjykata do i rrëzojë e do i shpallë komandantët të pafajshëm. Sepse luftë më të drejtë se ajo e UÇK, Europa nuk ka njohur.

Ky është shekulli i shqiptarëve dhe jam i bindur që ne si komb do ta kalojmë me sukses dhe këtë sprovë. Pafajësia, do të ishte dhe pavarësia e dytë e Kosovës, Shqipërisë së Epërme, siç e quante Ismail Kadare.

Të fundit