Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka: Bashën e kanë marrë peng dhe vazhdojnë ta përdorin

Paloka: Bashën e kanë marrë peng dhe vazhdojnë ta

Deputeti demokrat Edi Paloka ka komentuar situatën politike në vend, deklaratën e Këshillit të Ambasadorëve në SHBA dhe qëndrimet e opozitës.

I ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri TV, Paloka u shpreh se socialistët e kanë marrë peng Lulzim Bashën dhe vazhdojnë ta përdorin. Sipas Palokës, Basha u mundua për disa kohë të imitojë Berishën, ndërsa tani po imiton Ramën.

Paloka: Këta e kanë marrë peng Bashën dhe vazhdojnë e përdorin. Dihet edhe çështja ku e kanë marrë peng. Se nuk ka rëndësi nëse janë para ruse apo para kineze ato, ato me të cilat mbahet peng Basha. Rëndësi ka që aty ka një çështje penale për pastrim parash, sepse janë 700 mijë dollarë të padeklaruara dhe këtu e mbajnë varur Bashën, përfundon në burg nëse ajo çështje shkon në fund. Të paktën 10 vite burg. Ky zotëria zgjodhi interesin e tij përballë gjithë atyre që ishin sakrifikuar për 8 vite ma radhë.

Ky zotëria u përpoq ca kohë të imitonte Berishën nuk ja doli dot dhe tani ka kohë që imiton Ramën. Dhe po t’ia shohësh edhe lëvizjet, detajet, qoftë edhe shprehjet, ai bën pikërisht atë që ka në ndërgjegjen e tij dhe akuzon të tjerët. Këtë stil ka edhe Rama.

Të fundit