Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka i gatshëm të garojë për kreun e PD: Pse jo edhe unë në një të nesërme

Paloka i gatshëm të garojë për kreun e PD: Pse jo edhe

Deputeti Edi Paloka u shpreh se mund  të shfrytëzojë shansin për të marrë edhe drejtimin e PD.

I ftuar në RTV Ora, Paloka tha se përderisa çdokujt po i jepet mundësia për të garuar, pse të mos jetë edhe ai në një të nesërme.

“A kam ambicie për më tej? Sigurisht çdo kush ka ambicie në politikë, por jeta vazhdon. Përderisa ne po i krijojmë kujtdo që të garojë pse jo dhe unë në një të nesërme”, tha Paloka.

Deputeti tregoi se demokratët tani e kanë bërë zgjedhjen e tyre, duke e cilësuar rikthimin e Berishës si një nevojë për ta. Paloka pohoi se ai do të vijojë të mbështesë ish-kryeministrin.

“Këto 30 vite eksperiencë më kanë bërë realist dhe të kem një nuhatje politike. Në këtë moment demokratët e kanë bërë zgjedhjet e tyre brenda PD dhe është Berisha. Rikthimi i Berishës erdhi si nevojë i demokratëve. Unë do të mbështesë Berishën”, u shpreh deputeti.

Të fundit