Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka: Në 6 dhjetor protestojmë kundër qeverisë, jo BE-së

Paloka: Në 6 dhjetor protestojmë kundër qeverisë, jo

Opozita ka njoftuar në 6 dhjetor protestën e radhës kombëtare, ditë kur në Tiranë është parashikuar të mbahet edhe samiti i BE- Ballkani Perëndimor.

Nisma është cilësuar si e dëmshme për vendin prej qeverisë, edhe pse selia blu duket se është kujdesur të mos cenojë sigurinë.

Sipas deputetit demokrat, Edi Paloka, qëllimi do të jetë sjellja në vëmendje të krizës ekonomike dhe nivelit të korrupsionit.

“Më 6 dhjetor do të protestojmë pro BE-së dhe kundër atij për të treguar se nuk pranohemi me një qeveri anti shqiptare dhe anti evropiane”, thotë ai në Ora Neës.

Ai premton se tubimi do të jetë paqësor, por kërkon që policia të mos provokojë.

Një tjetër lidhje kryetari i Këshillit Kombëtar të PD e bën edhe me seancën e ashtuquajtur të vulës së kësaj force politike, madje duke akuzuar edhe Enkelejd Alibeajn.

 Një kryeministër që kontrollon drejtësinë ka urdhëruar me bashkëpunimin e deputetëve të PD-së, me Alibeun, me shpresë se duke qenë edhe gjyqi në këtë datë të Samitit dhe ne të prisnim si të mbaruar atë që do të vendoste Rama për opozitën”, tha ai.

 

 

 

Të fundit