Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka për protestën e 26 Nëntorit: Do të ketë bllokim total të Tiranës

Paloka për protestën e 26 Nëntorit: Do të ketë bllokim

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka treguar skenarin e mundshëm të protestës së thirrur më 26 Nëntor.

Për News 24, Paloka tha se do të ketë bllokim total të Tiranës, i rrugëve dhe i trafikut. Paloka u shpreh se qytetarët është më mirë të vuajnë një ditë për bllokimin, e të shpëtojnë nga vuajtja që po zgjat 12 vite.

“Sot do mblidhemi për protestën. Dua të jap një lajm: Protesta e radhës do jetë bllokim total i Tiranës, i rrugëve, i trafikut në Tiranë, në datën 26. Marshim në Tiranë i qytetarëve. Ky do të jetë qëllimi. Do vuajnë qytetarët, por më mirë të vuajnë një ditë, 1 javë, por do të shpëtojnë nga vuajtja që zgjat prej 12 vitesh dhe që mund të zgjasë akoma nëse nuk reagojmë.

Nga ndërkombëtarët ka një ndryshim në qëndrime. E mbani mend dikur që sa herë njoftonim një protestë vinin reagimet, përjashto njoftimet rutine të ambasadës së USA, por nga shigjetat që vinin…këtë kemi kohë që nuk e dëgjojmë më. Kemi dy rezoluta që janë shumë të rëndësishme, PPE drejton Europën, ka rëndësinë e vet cilësore“, tha ai.

Të fundit