Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka: Rama mbajti PD-në të përçarë, çështja e presidentit e theksoi më shumë

Paloka: Rama mbajti PD-në të përçarë,

Kryetar i këshillit së Partisë Demokratike Edi Paloka deklaron se i vetmi që fitoi në zgjedhjen e presidentit ishte Edi Rama i cili ka luajtur lojën deri në këtë moment sikur po bashkëpunonte me opozitën në një proces konsensual i cili nuk u arrit.

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ai tha se më kryesorja për Ramën është se grupi i Partisë Demokratike vazhdon të qëndrojë i përçarë dhe kur u fut çështja e presidentit u theksua akoma edhe më shumë ndarja.

Paloka tha për Alibeajn se e kanë njohur si kryetar grupi për të mbledhur të gjithë Demokratët për të krijuar një urë komunikimi dhe për nismën e bashkimit të grupit.

Në mbledhjen e parë që është bërë janë njoftuar se janë të përjashtuar dhe si do bashkohet Partia Demokratike kur të gjithë janë të përjashtuar", u shpreh Paloka.

 

 

Të fundit