Flash News

Ditari i Opozitës

"Pandemia nuk administrohet nga kolltuqet e ngrohta", Spahia thirrje Manastirliut: Zbatoni planin e PD me 5 pika

"Pandemia nuk administrohet nga kolltuqet e ngrohta", Spahia thirrje

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, ka reaguar pas videos së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për çështjen e maskave të detyrueshme, teksa thekson se pandemia nuk administrohet me foto e fjalë nga rrjetet sociale.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Spahia ka bërë thirrje që të merret në konsideratë plani i opozitës me 5 pika, ku mes të tjerash kërkohet shtimi i numrit të testimeve dhe maskat falas për qytetarët.

Më tej ai shton se me shfaqje dhe me video nuk mbrohen dhe as shërohen qytetarët e sëmurë, as nuk ndalet përhapja e COVID.

Statusi i plotë:

Pandemia nuk administrohet me fjalë, foto apo video nga kolltuqet e ngrohta dhe të sigurta të ministrisë së shëndetësisë.

Prandaj, lëri fjalët dhe fillo të bësh punë konkrete që mbrojnë mjekët, infermierët, mësuesit dhe qytetarët, ndihmojnë të sëmurët dhe familjet e tyre dhe bëjnë më të sigurta spitalet dhe shkollat.

Shtoni numrin e testimeve në të paktën 2500 në ditë dhe gjurmoni kontaktet!

Furnizoni me maska falas 40% të qytetarëve që jetojnë me 4 dollarë në ditë!

Pajisni spitalet me aparate oksigjeni dhe medikamentet anti-Covid, me pajisje mbrojtëse për mjekët dhe infermierët!

Ofrojuni falas paketën e trajtimit ambulator qytetarëve të sëmurë që trajtohen në shtëpitë e tyre!

Furnizoni me ujë 70% të shkollave që u mungon uji, me materiale higjenike!

Me fjalë, me shfaqje dhe me video nuk mbrohen dhe as shërohen qytetarët e sëmurë, as nuk ndalet përhapja e COVID.

COVID përmbahet me masa siç po marrin edhe vendet e rajonit.

Të fundit