Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmërimi për krizë energjetike, Bozdo: Synohet të përligjet rritja e çmimit të energjisë elektrike

Paralajmërimi për krizë energjetike, Bozdo: Synohet të

Ish-zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Enno Bozdo, zyrtar i Partisë Demokratike ka komentuar deklaratën paralajmëruese të kryeministrit Edi Rama lidhur me një krizë energjetike të ndikuar nga shumë faktorë që pritet të prekë edhe vendin tonë.

I ftuar në ‘Log’ në ABC, Bozdo thotë se me deklaratën paralajmëruese për çmime marramendëse, Edi Rama kërkon që të përligjë rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Nuk dihet sesi do të shkojë, por mbi të gjitha ajo që duket e çuditshme nga ndërhyrja e kryeministrit, problemin, bota ka të drejtë të bërtasë që të thotë se ka krizë, Amerika i referohet gazit, nafta ende nuk mund të quhet rritje. Çmimet sot referojnë pritshmërinë që ka konsumatori në krye të 3 apo 6 muajve.

Në një Shqipëri që nuk është aspak e gazifikuar, është importues neto i energjisë, nuk kemi përse bërtasim kaq fort për krizë për sa kohë nuk dimë si do të zhvillohet kjo gjë. Për momentin duhet të ishte toni goxha më i qetë. Nuk besoj se është panikuar, ka qenë e qëllimtë, kërkon të përligjë një rritje çmimi të energjisë” tha ai.

Të fundit