Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Parlamenti shihet si përfitim”, Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD: Pse nuk jam pjesë e listës së kandidatëve për deputetë

Partia Demokratike përfunduar fazën e dytë të përzgjedhjes së kandidaturave që do të garojnë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Në një reagim të saj Anëtarja e Këshillit Kombëtar të demokratëve dhe njëkohësisht pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë në UT, Haris Vongli ka treguar arsyet pse emri i saj nuk është pjesë e listës së kandidaturave.
Sipas Vonglit, është një vendim i saj për të mos konsideruar foltoren e Kuvendit si të vetmin oaz nga ku ngjizet politikbërja e nga ku lind ndryshimi që shqiptarët meritojnë. Vongli bën me dije se do të vazhdojë të investoj ende mbi kërkimet e saj shkencore nëpër botë dhe rritjen individuale, si pedagoge dhe shkrimtare.
Ajo shprehet se do të jetë gjithmonë në politikë dhe këtë nuk ja kufizon asnjë listë deputetësh, e asnjë krah politik dhe sipas saj kontributi politik e njerëzor jepet edhe duke qenë nesër pjesë e ekzekutivit, akademisë, shoqërisë civile, daljeve publike e shkrimeve në portalë mediatikë.
“Në prag fushate elektorale, i ndiej si naive shpërthimet kolektive lidhur me listat e publikuara si dhe entuziazmin e keqpërdorur. Parlamenti dhe politika është parë deri më sot si përfitim dhe jo shërbim publik, prandaj dhe korrupsioni është pandemia më e madhe në Shqipëri.”,shkruan Vongli.
Ajo shprehet se beson në vizionin dhe lidershipin e kryedemokratit Basha, me të cilin ka punuar direkt dhe indirekt prej një dekade dhe sipas saj, nëse nesër në pushtet, PD nuk do të vendosë në praktikë programet e shpalosura, populli, duhet të mbajë qëndrim nëpërmjet votës së lirë dhe të ndershme.
Deklarata e plotë:
Kam marrë shumë mesazhe dhe telefonata, këtë fundjavë, lidhur me mungesën e emrit tim në listat për deputetë të Partisë Demokratike.
Së pari, falënderoj cilindo që është interesuar për vijmësinë time politike, duke njohur jo vetëm vlerat e parimet e mia, por edhe angazhimin tim opozitar e ambicien e shëndoshë. Së dyti, ka qenë vendimi im për të mos konsideruar foltoren e Parlamentit si të vetmin oaz nga ku ngjizet politikbërja e nga ku lind ndryshimi që shqiptarët meritojnë. Në vazhdim, unë dëshiroj të investoj ende mbi kërkimet e mia shkencore nëpër botë dhe rritjen time individuale, si pedagoge dhe shkrimtare. Unë jam koshiente se CV-të vërtet cilësore në Shqipëri janë çështje perceptimi relativ, por unë i vlerësoj krejt ndryshe. Për mua janë mund dhe investim kolosal që zgjat në kohë e hapsirë e që përbëjnë trashëgimi.
Në prag fushate elektorale, i ndiej si naive shpërthimet kolektive lidhur me listat e publikuara si dhe entuziazmin e keqpërdorur. Parlamenti dhe politika është parë deri më sot si përfitim dhe jo shërbim publik, prandaj dhe korrupsioni është pandemia më e madhe në Shqipëri. Në botëkuptimin tim, kontributi politik e njerëzor jepet edhe duke qenë nesër pjesë e ekzekutivit, akademisë, shoqërisë civile, daljeve publike e shkrimeve në portalë mediatikë jo vetëm si politikan por edhe profesionist; individë me zë influencues në shoqëri, familje, madje edhe kritikë të vetes, duke mos thyer pasqyrat që i rrethojnë. Unë do të jem gjithmonë në politikë dhe këtë nuk ma kufizon asnjë listë deputetësh, e asnjë krah politik.
Liberali Gramoz Pashko, ishte padyshim symbol i triumfit të ideve në politikë, pa ndonjë protagonizëm të madh; sot ai vjen si frymëzim brezash, ndërkohë që shumica e deputëve shqiptarë as që kanë tentuar ta njohin veprën e Pashkos. Në një kohë që konservatorët britanikë, dhe jo vetëm ata, luftojnë të ruajnë vlerat tradicionale e besojnë në përgjegjësitë e mëdha të secilit individ me pushtet në dorë, liberalët predikojnë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të individit, duke punuar vazhdimisht për të arritur një progres në rritje. Republikanët dhe demokratët debatojnë për rezultate konkrete mbi çështje të mëdha për njerëzimin, si emigracioni, ndryshimet kilmatike, sistemin shëndetësor, diplomacinë e rolin e parave në politikë, etj.
Pra, ku ndodhet Shqipëria sot, përsa i përket pjesës më të madhe të tematikave që kam përmendur më lart? Tek qokat dhe festimet se kush do jetë nesër në Parlament? Parlamenti për mua është kult më vete, me përgjegjësi që shumica në të jo vetëm që nuk i njeh, por rebelohet kur i përmëndet pesha e foltores. Shqipëria do të fitojë vetëm atëherë kur realisht të vlerësojë tre shtylla thelbësore të investimit tek politikbërësit, si përgatitjen akademike, arritjet profesionale dhe kontributin jo vetëm në Parti por edhe shoqëri. Në fakt unë jam gjithmonë në kërkim të të ngjashmëve të mi. Kjo e fundit është ndër ambiciet e mia më të mëdha.
Unë besoj në vizionin dhe lidershipin e kryedemokratit Basha, me të cilin kam punuar direkt dhe indirekt prej një dekade tashmë, sepse ai në 7 vite opozitë ka ardhur me ide, propozime e projekte të qarta, për të cilat janë angazhuar ekipe serioze profesionistësh dhe jo me propagandë premetimesh boshe. Opozitarët kanë denoncuar shpesh raste të panumërta shkeljesh dhe abuzimesh të rënda me pushtetin, të cilat i kanë depozituar në organet përkatëse, duke evituar opozitë-bërjen nga rrjetet sociale, dhe, e fundit, nëse ata, nesër në pushtet, nuk do të vinin në praktikë programet e shpalosura, sigurisht që sovrani, populli, duhet të mbajë qëndrim nëpërmjet votës së lirë dhe të ndershme. Llogaridhënia duhet të prevalojë.
Për ta mbyllur, më vjen mirë që në listat për deputetë janë pjesë edhe kritikët me thasë të Partisë Demokratike, që kthejnë kurrizin sa herë nuk janë nëpër lista dhe rikthehen sa herë janë në to. Kjo tregon se kanë reflektuar, dhe se më në fund kanë vendosur të duan të mirën për vendin e tyre, duke i lënë mënjanë qefmbetjet personale. E sigurtë është që e mira nuk vjen vetëm nga Parlamenti, se ndryshe Shqipëria, në këto 30 vjetë, nuk do të gjendej e rraskapitur ende mes tranzicionit të tejzgjatur dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit në BE. Mos harrojmë se Shqipërisë i largohen përditë, për mos u kthyer më, mëndjet më të ndritura. Ky është një lluks i madh për ne, me pasoja të rënda.
Uroj shqiptarët të kenë vërtetë një jetë më të drejtë e më të mirë dhe të qeverisen nga njerëz të drejtë e të ditur.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38