Flash News

Ditari i Opozitës

Partia e Lirisë denoncon bashkinë e Durrësit: Trefishon tarifën e menaxhimit të mbetjeve duke vjedhur qytetarët

Partia e Lirisë denoncon bashkinë e Durrësit: Trefishon

Partia e Lirisë akuzon Bashkinë e Durrësit se ka trefishuar tarifën e menaxhimit të mbetjeve.

Sipas PL, dega Durrës, Bashkia nuk ka kapacitete të përballojë menaxhimin e mbetjeve me buxhetin e vet, ndaj ka zgjedhur të vjedhë xhepat e qytetarëve.

Bashkia e Durrësit 3 herë më shumë ‘duart në xhepat e durrsakëve’ në vitin 2023!

Këmbanë alarmi për qytetarët e Durrësit, trefishohet tarifa e menaxhimit të mbetjeve!

Bashkia Durrës nuk ka burime, apo kapacitete të përballojë menaxhimin e mbetjeve me buxhetin e vet. Bashkia e Durrësit nuk arrin të mbulojë shpenzimet për pastrimin e territorit, apo të grumbullimit të mbetjeve. Tarifat që mbledh Bashkia Durrës për pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve nuk mbulojnë dot shpenzimet për këtë funksion prej vitesh. Madje diferenca mbulohet nga fondet e tjera të bashkisë, të cilat mund të përdoreshin për shërbime të tjera, si më shumë investime në arsim, pastrim të qytetit, vijës bregdetare etj.

E si pasojë e dështimit të saj Bashkia vjedh nga xhepat e qytetarëve dhe bizneseve në Durrës, duke trefishuar tarifat në vitet pasardhëse!

Si mos të mjaftonte kriza nga tërmeti dhe pandemia, familjet durrsake duhet të paguajnë ‘tekat e çmendura’ të kësaj qeverie të pangopur!

Kjo ishte ‘shuplaka’ e radhës për qytetarët e Durrësit dhe ‘shpërblimi’ i Bashkisë pasi kërkuan votën në Zgjedhjet Vendore të 6 Marsit!”, shkruan PL dega Durrës.

Të fundit