Flash News

Ditari i Opozitës

Partia e Lirisë: Shumë shpejt protesta e parë kundër qeverisë

Partia e Lirisë: Shumë shpejt protesta e parë kundër

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur për aksionin opozitar kundër qeverisë. Në një prononcim për gazetarët nga Korça, ai thadeklaroi se protesta kombëtare e opozitës do të zhvillohet së shpejti.

Ende nuk ka një datë konkrete për këtë fundit. Por si PD edhe PL janë angazhuar për një aksion të fuqishëm. Blushi shtoi se janë në koordinim të plotë me Partinë Demokratike për të filluar sa më parë aksionin opozitar.

“Një datë nuk mund ta kemi për momentin, por ju garantoj që do të jetë shumë e afërt. Shtatori nuk do të jetë fillimi i vjeshtës, por do të jetë nisja e pranverës e një revolucioni antikorrupsion që do ta shporrë këtë bandë sa më shpejt nga pushteti. Jemi në koordinim me Partinë Demokratike, për të filluar sa më parë aksionin politik jo vetëm në Korçë, por në të gjithë Shqipërinë. Prandaj ju përsëris që shtatori nuk do jetë fillimi i vjeshtës, por fillimi i pranverës demokratike për çlirimin e Shqipërisë”, tha Blushi.

 

Të fundit