Flash News

Ditari i Opozitës

Partia e Lirisë zbardh emrat e 63 kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës

Partia e Lirisë zbardh emrat e 63 kandidatëve për Këshillin

Partia e Lirisë ka zbardhur listën me emrat e 63 kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Pjesë e listët janë ish-deputetët Silva Caka, Endrit Braimllari dhe Floira Kërpaçi. Ndërsa për Këshillin Bashkiak kandidon edhe Tedi Blushi. Mes 63 kandidatëve ka mjekë, pedagogë, inxhinierë, politologë e të tjerë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot regjistrimin e Partisë së Lirisë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Edhe Partia Socialiste mori ‘OK’ nga KQZ.

Për Partinë Demokratike regjistrimi u shty me 48 orë afat pasi KQZ konstatoi se autorizimi i paraqitur nga Lulzim Basha për Alibeajn, ishte i pa plotë dhe i paqartë.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit