Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi njofton protestën e radhës: Lulzim Basha nuk ekziston më, përballemi me Ramën

Këlliçi njofton protestën e radhës: Lulzim Basha nuk

Pas protestës së 8 janarit para selisë blu, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi protesta të tjera, megjithëse nuk dha një datë të caktuar se kur do të zhvillohen.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, deklaroi se protesta e radhës do të zhvillohet brenda muajit. Këlliçi tha se fillimisht do të nisë një tur duke filluar nga Shkodra, për të marrë opinionet e mbështetësve lidhur me siktuatën e krijuar.

"Edi Rama mban me dhunë në selinë e PD Lulzim Bashën që të rri në pushtet! Po bëjmë atë që duhet të bëjë një parti demokratike që të takojë anëtarët e partisë. Ne duhet të ridemosionojmë aksionin tonë dhe planet për protestat e radhës. Do të jetë një tur, duke nisur me Shkodrën ku ka mbetur një bashki dhe do nisim me marrjet e opinioneve. Është e nevojshme që të gjithë këto ngjarje që kanë ndodhur, të rishkohet mbas për të marrë opinionin e mbështetësve. Ka një kërkesë të rritur për takimet. Brenda këtij muaji do të jetë protesta e radhës por përballja do të jetë me Edi Ramën. Lulzim Basha nuk ekziston më, të helmosh me gaz lotsjellës anëtarët e partisë tënde nuk është normale! Do rrëzojmë Rama-Basha. Nga data 8 janari godina e PD administrohet nga Rama. Brenda 30 sekondave arritën që me policionë të nxirrte jashtë demokratët me dhunë!", tha Këlliçi në "Open".

Të fundit