Flash News

Ditari i Opozitës

Pas anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, në PD shkojnë të rinjtë e FRPD-së: Mbyllje dyersh për çdo mendim ndryshe

Pas anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, në PD

Edhe ata janë lënë jashtë, pasi dyert kanë qenë të kyçura. Ata kanë tentuar të shkojnë në zyrat e tyre në selinë blu për të zhvilluar një mbledhje.

Më pas ata kanë vendosur disa pankarta në derën kryesore të selisë, ku shkruhej: "PD, partia e rinisë dhe jo burg i sigurisë së lartë", "Jo bunkerit të diktatorit".

Pas anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, në PD

Një prej tyre ka thënë për mediat se mbledhja e organizuar për t'u mbajtur sot kishte në fokus protestën e ditës së shtunë, që është thirrur nga ish-lideri Sali Berisha. Ata e kanë cilësuar këtë sjelje të turpshme.

Sipas të rinjve të FRPD-së, dera e selisë blu po i mbyllet çdo individi që ka mendim ndryshe nga kryedemokrati Lulzim Basha. Ata kanë konfirmuar pjesmarrjen në protestën e Berishës.

“Ne jemi një grup të rinjsh të FRPD që jemi thirrur sot për një mbledhje, për protestën dhe jemi përballur me mbylljen e të gjitha dyerve. Kjo është situatë e turpshme. Kjo seli nuk është pronë e askujt, është pronë e demokratëve, është pronë e të rinjve. Nuk është e nevojshme të njoftohet administrata. Është një mbyllje dyersh për çdo mendim ndryshe, për çdo mendim kundër. FRPD do jetë pjesë e protestës”, tha një prej anëtarëve.

 

Të fundit