Flash News

Ditari i Opozitës

Pas atij të shëndetësisë, PS braktis edhe komisionin e TIMS

Pas atij të shëndetësisë, PS braktis edhe komisionin e TIMS

Deputetë socialistë kanë braktisur komisionin hetimor parlamentar për vjedhjen e sistemit TIMS në Policinë e Shtetit.

Në kohë kur po fliste kryetari i komisionit, Ervin Salianji, socialistët janë ngritur prej karrigeve të tyre dhe janë larguar pas debateve për planin e hetimit. 

Salianji: Të dëgjojmë të dy palët e ekspertëve dhe pastaj nëse duan të kërcejnë sërish nga belaja… e të thonë që vota e tyre do të shpëtojë nga përgjegjësia penale ata të përfshirë, e kanë gabim.

Për çfarë paguhemi nga taksat e qytetarëve këtu?

Të tallemi me qytetarët që na kanë caktuar këtë detyrë? Se bëhet fjalë a duhet të vijë dëshmitar… x apo jo, apo jo them me emër se tremben pastaj.

(Mazhoranca largohet). Unë flas këtu ju dilni tek dera.

Këta duan të na kapin cepave, e kam mbyllur që në tetë-vjeçare, na thonë takohemi cepave.

Luan Baçi: Pushimi merret me vendim, jo të ngrihet mazhoranca të dalë jashtë. Duhet zbatuar rregullorja.

Ndërkohë ditën e djeshme Partia Socialiste është larguar nga mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë.

Të fundit