Flash News

Ditari i Opozitës

Pas Berishës dhe Kullurit, edhe Kadilli garon për kreun e PD-së: Do rikandidoj për ringritjen e partisë

Pas Berishës dhe Kullurit, edhe Kadilli garon për kreun e PD-së:

Vetëm disa ditë pasi Berisha shpalli kandidaturën për kreun e PD-së, iu bashkangjit edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri. Por dyshes tashmë i bashkohet edhe ideatori i iDE, Fatbardh Kadilli.

Edhe pse nuk arriti të fitonte kundrejt Bashës, Kadilli e la të hapur opsionin e një kandidimi në PD për kreun e saj teksa theksoi se këtë e bën për të sjellë një alternativë më të mirë për ringritjen e PD-së. Ai theksoi se kreu i opozitës Lulzim Basha bën gabim nëse fshihet pas vulës.

“Unë jam shpallur që do të rikandidojë në garën e parë që do të ketë PD, se kur do jetë kjo garë nuk e di. Nuk dua karrierë personale, por për të ofruar një alternativë më të mirë për ringritjen e PD. Kur Basha-Berisha ishin bashkë e kundërshtonin alternativën time, sot e citojnë të ndarë pjesë të ndryshme. Basha bën gabim kur mendon të fshihet pasa vulës dhe nuk prodhon dot opozitë. Njerëzit duan opozitë, jo thjeshtë një kryetar të PD. Berisha e ka monopol këtë parti e ka drejtuar edhe kur nuk ishte kreu i saj. Njeri është lider i humbur disa herë, por njëri është lider i mundur kur ishte kryeministër, nuk mund të kemi më drejtues ata”, tha Kadilli për Report Tv.

I pyetur nëse do të marrë pjesë në Kuvendin e thirrur nga Berisha, Kadilli tha se "nuk e kam mbështetur thirrjen e Kuvendit, pasi nuk është aksioni i politikë, por nëse mblidhet nuk mund të injoroj prezencën e demokratëve, ata kanë nevojë të dëgjojnë më shumë njëri-tjetrin, të dëgjojnë më shumë."

 

Të fundit