Flash News

Ditari i Opozitës

Pas Dumës, Alfred Rushaj dorëzon mandatin e deputetit

Pas Dumës, Alfred Rushaj dorëzon mandatin e deputetit

Alfred Rushaj ka zyrtarizuar sot lënien e mandatit si deputet i Partisë Demokratike. Rushaj ka dorëzuar në Kuvend shkresën ku thotë se “heq dorë nga mandati i deputetit”.

Alfred Rushaj ka qenë kreu i grupit parlamentar të demokratëve, detyrë të cilën e la për t’u zëvendësuar më pas nga Enkelejd Alibeaj.

Një ditë më parë, edhe Grida Duma dorëzoi mandatin e deputetes. Duma tha në konferencën për  shtyp se po largohej nga llumi i politikës teksa u shpreh e zhgënjyer.  

Pas Dumës, Alfred Rushaj dorëzon mandatin e deputetit
Shkresa e Rushajt për dorëzimin e mandatit

Të fundit