Flash News

Ditari i Opozitës

Pas inceneratorëve, Basha paralajmëron hetim për Portin e Durrësit: Do t'i shkojmë deri në fund

Pas inceneratorëve, Basha paralajmëron hetim për Portin e
Foto Ilustruese

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëroi hetim për Portin e Durrësit. Në kuadër të zgjedhjeve të 6 marsit, në një takim me të rinjtë demokratë, Basha u shpreh se aferën e denoncuar të Portit të Durrësit, PD do ta çojë deri në fund.

“Aferën e Durrësit që e kemi denoncuar prej ditës së parë do t’i shkojmë deri në fund me të gjitha mjetet. Do t’ua çajmë siç bëmë me aferën e inceneratorëve. Jemi bashkë të gjithë këtu për të hedhur ne këtë model 30 vjeçar”, tha Basha.

Kryedemokrati iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar dorëheqjen, pasi faktoi se afera 430 milionë euro e inceneratorëve tanimë bazohet në prova.

“Pse e ke futur kokën poshtë minderit, pse nuk jep dorëheqjen. 430 milionë euro inceneratorët nuk janë më akuza boshe. Janë prova të faktuara nga Komisioni Parlamentar që PD ngriti”, shtoi Basha.

Komisioni Hetimor i Inceneratorëve mbylli këtë të premte punimet dhe në datën 7 mars do të dorëzojë raportin përfundimtar të hetimeve të kryera mbi aferën e 430 milionë eurove. Pjesë e hetimeve ishin zyrtare dhe ish-zyrtarë, politikanë dhe ish-politikanë që dëshmuan mbi rolin dhe përgjegjësinë e tyre në procedurat koncesionare.

Të fundit