Flash News

Ditari i Opozitës

Pas Kryesisë, Basha thërret mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Pas Kryesisë, Basha thërret mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Dy ditë pasi mblodhi Kryesinë, kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur Këshillin Kombëtar. Mbledhja do të zhvillohet nesër, por ora ende nuk është bërë publike.

Këto kanë qenë ditë të ngjeshura me zhvillime në Partinë Demokratike. Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit shkuan disa herë javën e kaluar në selinë, por u lanë jashtë. PD-ja zyrtare tha se dyert ishin të kyçura për shkak të rikonstruksionit që po bëhet në selinë blu.

Këto arsyetime nuk u pranuan nga ish-lideri Berisha dhe mbështetësit e tij, të cilët akuzuan Bashën se po 'blindon' Partinë Demokratike. Protesta e thirrur nga Berisha ditën e shtunë u shoqërua me përplasje dhe akuza për dhunë nga të dyja palët.

Teksa ish-lideri ka paralajmëruar të tjera protesta, Basha po vendos sërish dyer të blinduara në seli. Kujtojmë një Kryesia mori vendimin për përjashtimin e Sali Berishës dhe mbështetësve të tij nga PD, ndërsa anëtarët e Komisionit të Rithemelimit i pezulloi.

Të fundit