Flash News

Ditari i Opozitës

Pas Shkodrës, 'kyçet' edhe PD-ja e Elbasanit/ Boçi: Të kesh frikë nga anëtarësia, qofshi në marrëzinë tuaj

Pas Shkodrës, 'kyçet' edhe PD-ja e Elbasanit/ Boçi:

Pas degës së PD-saë në Shkodër, është ndërruar brava e derës edhe në PD-në e Elbasanit. Ka qenë deputeti Luçiano Boçi që e ka konfirmuar duke e cilësuar si një tentativë për përçarje.

Në një postim në Facebook, Boçi shkruan se "Dyert dhe mund t’i mbyllni po e vërteta e vullnetit të tyre nuk mund të kyçet." Ndër të tjera Boçi thekson se anëtarësia do ta shprehë vullnetin e saj me referendum.

Postimi i plotë:

TË KESH FRIKË NGA ANËTARËSIA

Edhe në Elbasan PD ndërron bravat e dyerve!!!???

Me urdhër nga lart kuptohet.

Ndonëse po vrapojnë për të zyrtarizuar përçarjen, janë në panik nga……anëtarësia dhe verdikti i saj.

E tmerrshme se si mund të përfundojnë në këtë derexhe.

Po vota nuk është thjesht një letër që hidhet në një kuti.

Vota është shpirt e mendje!

Votën anëtarësia e ka shprehur e ka dhënë çdo ditë kudo, në familje, në klub, në biseda me njëri-tjetrin.

Po ne sa e sa herë i kemi ftuar i kemi thirrur të votojnë,

duke rrahur gjoksin e duke thënë: sa shumë janë njërëzit tanë?

Tani ju i përzeni, ju i refuzoni, i mbyllni derën e shtëpisë së vet?!

Ju qofshi në marrëzinë tuaj!

Dyert dhe mund t’i mbyllni po e vërteta e vullnetit të tyre nuk mund të kyçet.

Anëtarësia do ta shprehë vullnetin e saj në referendum.

Mos keni iluzione se i ndaloni dot duke futur në xhep bravat!

E shtunë dt 18 nga ora 08-17.00

PD I TAKON ANËTARËVE TË SAJ!

 

Të fundit