Flash News

Ditari i Opozitës

Pas skualifikimit nga listat e PD, Klevis Balliu me LSI-në? Ish-deputetja Caka: E mirëpresim!

Pas skualifikimit nga listat e PD, Klevis Balliu me LSI-në? Ish-deputetja

Ish-deputetja e LSI, Silva Caka ka hedhur poshtë zërat se ish-deputeti i PD, Klevis Balliu i është bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim, pas skualifikimit nga anëtarësia e PD në qarkun Korçë, për të qenë pjesë e listave të PD për zgjedhjet e 25 prillit.

Duke folur në report tv, Caka hodhi poshtë deklaratën e deputetit të opozitës parlamentare Halit Valteri, duke thënë se ky fakt nuk është diskutuar asnjëherë.

Megjithatë, ish-deputetja shtoi se Balliu do ishte i mirëpritur pranë LSI.  

"Jo nuk është diskutuar asgjë e tillë dhe besoj se mbeten vetëm zëra. Patjetër që e mirëpresim. As LSI as PD sdo ti bënte keq një figurë as si Silva Caka dhe as si Klevis Balliu. Secili e ka bërë një zgjedhje dhe këto janë thjesht zëra për të krijuar njëlloj amullie brenda opozitës.

Më vjen keq që më duhet të jap një përgjigje për një person që se konsideroj fare (për Halit Valterin)", u shpreh Caka.

Të fundit