Flash News

Ditari i Opozitës

'Pashë diçka në Bulevard', Bylykbashi: Në 2017 s'e dinim për çadrën, Bashën e këshillonte një grup jashtë PD

'Pashë diçka në Bulevard', Bylykbashi: Në 2017

Deputeti Oerd Bylykbashi akuzon kreun e PD Lulzim Basha se i merrte vendimet në parti pa pyetur Kryesinë dhe Grupin Parlamentar. 

I ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv, Bylykbashi deklaroi se në 2017 deputetët nuk e dinin që në Bulevard, në mbyllje të protestës, do të ngrihej një çadër . Sipas tij, vendimet Basha i merrte me një grup jashtë PD-së. 

"Ishte një vendim krejt papritur, askush nuk e merrte vesh. Ishte një grup brenda në PD që nuk ishte grup vendimmarrje politike, nuk ishte instancë politike, ishte një grup PR diku madje as brenda partisë, diku jashtë ndoshta. Këta këshillonin kryetarin se çfarë ishte më e mirë. Dhe unë që isha deputet, anëtar i Kryesisë, kisha rol premintet në Reformën në Drejtësi, drejtues i degës më të madhe në vend, të Durrësit, e kam parë në Bulevard që po ngrihej diçka dhe nuk e kuptoja se çfarë ishte. Pra, një vendim që na zuri papritur. Kam parë si është atrofizuar partia brenda plastmasit të asaj çadre dhe se si ngrihej kulti i Lulzim Bashës.

Dhe nga ai moment e tutje që më pas u pasua me vendimin e beftë për të ndërprerë atë çadrën sepse u bë marrëveshja. Iu dha koalicioni Ramës me marrëveshje, e vetmja gjë që donte. Mund t'i jepte edhe postin e kryeministrit për një muaj Bashës, i duhej vetëm koalicioni. E mori dhe ne humbëm zgjedhjet, u fragmentuam dhe dolëm me 460 mijë vota", u shpreh Bylykbashi.  

               

Të fundit