Flash News

Ditari i Opozitës

Pasurisa e Xhaçkës, Bardhi: Cili është burimi i 5 mln eurove

Pasurisa e Xhaçkës, Bardhi: Cili është burimi i 5 mln

Demokrati Gazment Bardhi, në seancën e sotme parlamentare u shpreh se pasuria e familjes së e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka nuk rezulton që të ketë burim të ligjshëm.

"Unë kam bërë 3 pyetje. Siç besoj e dini, unë i jam drejtuar institucionit tuaj. Opozita ka paraqitur një mocion në Kuvend, ndaj deputetes Olta Xhaçka.

Nga ku rezulton se ministrja Xhaçka së bashku me bashkëshortin e saj janë bërë investitor strategjik, të cilët e kanë votuar të dy. Ata kanë përfituar të drejtën për të përdorur pasuri publike të shtetit shqiptar dhe përfitime të tjera.

Verifikimi i i gjendjes së konfliktit të interesit është një nga përgjegjsitë që ka institucioni juaj, por rezulton se nuk keni nisur asnjë procedurë verifikimi. Më pas keni kryer një verifikim, ku nuk keni gjetur asgjë.

Sipas verifikimit që keni kryer, cili është burimi i 5 milion eurove, të investimit të Xhaçkës. Nuk rezulton që ata të kenë burim të ligjshëm në vlerën 5 mln euro. Cili është burimi dhe a është i ligjshëm." , tha Bardhi. 

Të fundit