Flash News

Ditari i Opozitës

Patozi: PD me Berishën kryetar është solide në opozitë, të mos tërhiqet

Patozi: PD me Berishën kryetar është solide në opozitë,

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi inkurajon Sali Berishën të vazhdojë përpara garën e tij për në krye të partisë.

I ftuar në ‘Opinion’, Patozi thotë se nëse ai tërhiqet PD do të gremiset edhe më keq.

“Unë Berishës i këshilloj të vazhdojë, sepse e gjithë kjo, foltorja është një kostum i prerë për Berishën, jo për dikë tjetër dhe nëse ai tërhiqet PD do të gremiset edhe më keq.  Në 7 Mars duhet të vendoste do shohë interesin tim apo të PD. Ai pa të vetin, zgjedhje e tij vazhdoi eci drejt”, tha Patozi.

Megjithatë, ai shtoi se ndonëse me Berishën PD mund të jetë më luftarake, ajo nuk do të ketë perspektivë për t’u bërë më e madhe.

“Foltorja dhe kuvendi i fundit është një manifestim i pafund i kryetarokracisë. PD me Berishën, për mua është një parti më e vogël, më e vjetër, por mund të jetë më luftarake, më e orgnizuar dhe më solide. Por gjithmonë në opozitë, pa perspektivë për t’u bërë më e madhe”, tha Patozi.

 

 

 

Të fundit