Flash News

Ditari i Opozitës

PBDNJ dhe PD në koalicion për zgjedhjet e 11 Majit, Vangjel Dule: Preferoj të garoj në Vlorë

PBDNJ dhe PD në koalicion për zgjedhjet e 11 Majit, Vangjel Dule:

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), e drejtuar nga Vangjel Dule, ka konfirmuar koalicionin me Partinë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, duke garuar së bashku në një listë të përbashkët.

Lajmi u bë i ditur nga vetë kreu i PBDNJ-së gjatë një konference për shtyp, ku deklaroi se ende nuk është arritur një marrëveshje e shkruar me PD-në për ndarjen e kandidatëve brenda koalicionit.

PBDNJ e di se ku ka influencën më të madhe, dhe këto janë qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Korçës dhe Tiranës. Preferencat do të jenë në këtë renditje, por në një koalicion vendoset bashkërisht,” tha Dule.

Kreu i PBDNJ-së e bëri të qartë se qarku ku ai preferon të garojë është Vlora, duke nënvizuar rëndësinë e këtij rajoni për partinë që ai drejton.

I pyetur për mundësinë e bashkëpunimit të PD-së me PDIU-në e Shpëtim Idrizit, Dule nuk e konsideroi këtë një "vijë të kuqe". Sipas tij, kushdo që mbështet vlerat evropiane është i mirëpritur në koalicion, ndërsa ata që janë jashtë këtyre parametrave vetëpërjashtohen.

 

Të fundit