Flash News

Ditari i Opozitës

PD bën denoncimin: Vëllai i Armando Subashit mori ish-ndërmarrjen Gjeofizike për 1 euro

PD bën denoncimin: Vëllai i Armando Subashit mori

Zëdhënësja e Antikorrupsionit të Rithemelimit, Genta Vangjeli, ka deklaruar vëllai i kryebashkiakut të PS-së, Armando Subashi ka marrë ish-ndërmarrjen Gjeofizike për 1 euro.

Në një deklaratë për shtyp, Genta Vangjeli u shpreh se me anë të një vendimi të datës 1 tetorit 2014 të Këshillit të Ministrave u lidh kontrara e qirasë me tarifën simbolike 1 euro ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë ‘Tur-Tekstil’ sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë ‘Ish-Ndërmarrja Gjeofizike, Patos’, me sipërfaqe të 12 507 metër katror.

"Edi Rama nuk i bie kitarës por ‘i bie stilolapsit’ me të cilin firmos ‘fap e fap’ VKM për njerëzit e pushtetit, të cilët mbushin më pas, bashkë me punonjësit e tyre, sallat e koncerteve të partisë, - tha znj. Vangjeli. 

Të fundit