Flash News

Ditari i Opozitës

PD depoziton kërkesë në Kuvend: Të ngrihet komision hetimor për çështjen McGonigal

PD depoziton kërkesë në Kuvend: Të ngrihet komision hetimor

Partia Demokratike ka paraqitur në Kuvend një kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, në lidhje me çështjen "McGonigal".

Në kërkesën e firmosur nga të paktën 35 deputetë të opozitës, PD kërkon që ky komision të hetojë:

(i) Verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin Charles McGonigal;

(ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, korrektësisë dhe ndershmërisë në raportet e zyrtarëve shqiptar me zyrtarët e huaj.

PD pretendon se McGonigal ka ndikuar në nisjen e një hetimi penal në SHBA, ndërkohë që ka mbajtur kontakte të fshehta me qeverinë shqiptare dhe është përfshirë në interesa biznesi me kompani që më pas kanë përfituar koncesione nafte në Shqipëri.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit