Flash News

Ditari i Opozitës

PD e degës Elbasan njofton protestë kundër rritjes së karburanteve: Boll heshtëm!

PD e degës Elbasan njofton protestë kundër rritjes së

Dega e Partisë Demokratike në Elbasan njofton protestë kundër rritjes së çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Pd njofton se protesta do të mbahet të martën , në ora 11:00, në sheshin "Gensher" dhe do të zgjasë 60 minuta.

Partia Demokratike, Dega Elbasan, do të nis nga kjo e martë protestat kundër qeverisë. Pas rritjes abuzive të çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës, PD Dega Elbasan, do të organizojë një protestë për 60 minuta ditën e martë 11/10/2022, në ora 11:00, në sheshin "Gensher" në qendër të Elbasanit!

Ftojmë mediat ta ndjekin këtë protestë!”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se së fundmi, Bordi i Transparencës e rriti çmimin e naftës në 245 lekë për litër.

Të fundit