All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

PD e ndarë në dy grupe, Boçi: Do vijojmë betejën për bashkim

All - Paragraf - 1

PD e ndarë në dy grupe, Boçi: Do vijojmë betejën

Partia Demokratike vijon të jetë ende e ndarë në dy grupe.

All - Paragraf - 3

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në emisionin “Radari Informativ” në Abc u shpreh se qëllimi është që të krijohet një grup parlamentar solid, pasi sipas tij mazhoranca synon të kundërtën.

Boçi thotë se do vijojë përpjekja për bashkim, pa përjashtuar askënd.

Pjesë nga intervista:

Boçi: Qëllimi është të kemi një grup parlamentar solid.

Xhokaxhi: Çfarë do të ndodhë nëse Alibeaj nuk tërhiqet?

Boçi: Ajo që duhet të ndodhë është respektimi i një vendimi gjykate. Gjykata njeh ndryshimet e kuvendit të datës 11 (i mbajtur në Air Albania dhe i thirrur nga Sali Berisha).

Xhokaxhi: Si do të funksionojë nëse Parlamenti nuk ju njeh?

Boçi: Parlamenti kontrollohet nga mazhoranca, kjo e fundit do të mbajë të përçarë PD dhe opozitën dhe do vijojë me lojëra të tilla, njohje, mos njohje. Ne do vazhdojmë betejën tonë dhe përpjekjet pa përjashtuar askënd për bashkimin e Grupit Parlamentar. Ajo që do ofrojmë është seriozitet. Ne kemi përballë një betejë politike shumë të rëndësishme.

Xhokaxhi: Si do arrini të bëni bashkimin e Grupit Parlamentar? Nëse ky bashkim nuk bëhet, rreziko PD të humbasë vota në Parlament?

Boçi: Lufta në Parlament dhe ajo platforma (Platforma e prezantuar nga Enkelejd Alibeaj për bashkim) e bërtitur aq fort është një luftë politike nuk ka rezultat dhe është për t’i hedhur hi syve opinionit publik. Ato platforma janë vetëm një aspekt i luftës politike. Lufta e vërtetë është lufta ballore që bëhet në organizimin e aksionit politik të brendshëm. Lufta bëhet në terren, me njerëzit.

 

Të fundit