Flash News

Ditari i Opozitës

PD e rrezikuar nga shpallja “non-grata”? Berisha: As guvernatorja, as Zeus Rama nuk e caktojnë kryetarin

PD e rrezikuar nga shpallja “non-grata”? Berisha: As guvernatorja,

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa foli për diskutimet në mbledhjen e Komsionit të Rithemelimit të zhvilluar pak më parë në selinë blu, tha se askush nuk ka të drejtë të vendosë kryetarin e PD.

Berisha, duke marrë shkas nga deklarata e Yuri Kim, deklaroi se askush nuk mund të ketë tagër veç Kryesisë dhe anëtarësisë të përcaktojë kreun e PD.

“Kryetari i PD u shkarkua më datën 11 Dhjetor me votat 4.446 vota të delegatëve dhe 44 mijë vota të anëtarëve të më 18 Dhjetor. Përveç anëtarëve të PD, asnjeri cilido qaftë ai as guvernatorja as Zuesi Rama nuk do të kenë kurrë tagër të caktojnë kreun e PD. Një përpjekje e dështuar për të ndërhyrë në shkeljen flagrante të Konventës së Vjenës, në sovranitetin e një forcë të lirë politike. Kam pasur rastin të dërgoj e mesazhin dhe e përsëris se kurrë as kryetarin e kryesinë nuk do ta caktoj kush për këtë parti”, tha Berisha.

Të fundit