Kryetari i Partisë Demokratike për degën në Romë dhe koordinatori i PD-së për Italinë, Bardhok Doda, ka njoftuar hapjen e një dege të re të PD-së në qytetin e Brescias.
Në një komunikim zyrtar, Doda ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët, mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike që jetojnë dhe punojnë në zonë, të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme.
Ceremonia e themelimit do të mbahet ditën e dielë, më 8 dhjetor, në orën 09:30, në adresën: Oratorio San Giacinto, Via Cipro 39, Brescia 2.
Kjo iniciativë synon të forcojë praninë e Partisë Demokratike në diasporë dhe të krijojë një platformë për bashkëveprimin me qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Bardhok Doda theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për të adresuar çështjet që shqetësojnë shqiptarët në Itali dhe për të mbështetur më tej përpjekjet e PD-së në Shqipëri.