Flash News

Ditari i Opozitës

PD i çon notë-verbale delegacionit të BE: Vlerësimi i Marta Kos nuk përputhet me raportin e ODIHR

PD i çon notë-verbale delegacionit të BE: Vlerësimi i

Partia Demokratike i është drejtuar zyrtarisht Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë me një notë-verbale, duke shprehur kundërshtimin ndaj deklaratës së Komisioneres së Zgjerimit, Marta Kos, e cila pak ditë më parë vlerësoi zgjedhjet e 11 majit si “të lira dhe të ndershme”.

Dokumenti, i firmosur nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i është adresuar gjithashtu edhe Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian.

Opozita argumenton se deklarata e Komisioneres nuk përputhet me realitetin e konstatuar gjatë procesit zgjedhor, duke theksuar se vlerësimi i saj bie ndesh si me gjetjet e OSBE-ODIHR, ashtu edhe me qëndrimet e eurodeputetëve që monitoruan zgjedhjet në Shqipëri.

Bardhi i kujton BE-së se raporti final i OSBE-ODIHR identifikon një sërë problematikash që lidhen me presionin ndaj administratës publike, përdorimin e burimeve shtetërore dhe rolin e grupeve kriminale — elemente që, sipas opozitës, e përjashtojnë mundësinë që zgjedhjet të konsiderohen “të ndershme”.

PD i çon notë-verbale delegacionit të BE: Vlerësimi i PD i çon notë-verbale delegacionit të BE: Vlerësimi i

Të fundit