Flash News

Ditari i Opozitës

PD kallëzon penalisht në SPAK kryebashkiakun e Kuçovës

PD kallëzon penalisht në SPAK kryebashkiakun e Kuçovës

Partia Demokratike ka bërë kallëzim penal në SPAK dhe kërkon pezullimin nga detyra të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdarit.

Në kallëzimin që mban datën 14 Korrik, Hajdari akuzohet se ka fshehur në formularin e vetdeklarimit në dy raste, një dëmin nga drejtësia greke.

PD kallëzon penalisht në SPAK kryebashkiakun e Kuçovës

Hajdari, rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”. Në kallëzim thuhet se Kreshnik Hajdari ka qenë në dijeni të plotë të dënimit, pasi ai ka qenë prezent në kohën e dhënies së tij.

PD shprehet se Hajdari e ka fshehur dënimin në formularët e vetëdeklarimit para zgjedhjeve të 2019-ës dhe atyre të 2023-shit, duke konsumuar kështu veprën penale të falsifikimit të formularëve që parashikon dënim me burg.

 

Të fundit