Flash News

Ditari i Opozitës

PD: Karteli i Sinaloas pastron paratë në Shqipëri, të përfshirë sivëllezërit e Ramës dhe Ballës

PD: Karteli i Sinaloas pastron paratë në Shqipëri, të

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka deklaruar se qeveria është vendosur në shërbim të krimit dhe pastrimit të parave. Në një deklaratë nga selia blu, ai ka treguar fotot se Luftas Hysës teksa hynte në kryeministri.

PD: Karteli i Sinaloas pastron paratë në Shqipëri, të

PD: Karteli i Sinaloas pastron paratë në Shqipëri, të

PD: Karteli i Sinaloas pastron paratë në Shqipëri, të

PD: Karteli i Sinaloas pastron paratë në Shqipëri, të

Sipas Boçit, ai është një prej katër vëllezërve shqiptarë që pastrojnë paratë e kartelit Sinaloa, referuar shtypit meksikan.

Boçi shton se në foto është edhe sivëllai i Taulant Ballës dhe Edi Ramës, Dorian Duçka, që dyshohet se merret me punë të dyshmta. Numri dy i PD-së, risjell në vëmendje se mediat e huaja kanë raportuarse karteli i Sinaloas i pastron paratë e narkotrafikut në Shqipëri.

“Aty përmenden emrat e vëllezëve Hysa që i ndihmojnë kriminelët meksikanë. Njëri prej vëllezërve shfaqet në foton që ju treguam duke dalë nga Kryeministria.

Ekspertët e krimit dhe të sigurisë theksojnë një gjë: kartelet meksikane nuk lëvizin asnjëherë në territore të reja, pa fituar më parë mbështetje politike.

Çfarë dëshmon kjo? Asgjë më pak se atë që Partia Demokratike e ka bërë refren të ligjërimit: Edi Rama dhe ministrat e tij e kanë kthyer qeverinë e Republikës në krah politik të krimit të organizuar”, deklaroi Boçi.

Ai i bëri thirrje SPAK dhe partnerëve të huaj të vihen në lëvizje.

“Fakti që kanë mbërritur në zyrën e kryeministrit, janë gozhda e fundit mbi qivurin e një pushteti që është kthyer në rrezik për Shqipërinë”, tha më tej Boçi.

 

Të fundit