Flash News

Ditari i Opozitës

PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për 25 prillin, Bardhi dhe Alibeaj depozitojnë sot kërkesën në Kuvend

PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për 25 prillin, Bardhi dhe

Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Kryedemokrati Lulzim Basha ia ka besuar këtë çështje Sekretarit të Përgjithshëm të partisë Gazment Bardhit dhe nënkryetarit Enkelejd Alibeaj.

Këta të fundit do të depozitojnë sot rreth orës 12.00 kërkesën pranë Kuvendit. Pavarësisht se është rikthyer në Kuvend, Basha e cilëson 25 prillin si masakër zgjedhore.

Kështu tha dhe pas takimit që zhvilloi dje me delegacionin e OSBE-së. Ai u shpreh se i bëri të ditur delegacionit se raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit faktoi masakrën zgjedhore.

 

 

Të fundit