Flash News

Ditari i Opozitës

PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për udhëtimet me charter të Ramës: Dy herë më shumë se Xhorxh W. Bush

PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për udhëtimet me charter

Partia Demokratike ka depozituar kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për udhëtimet me charter të Edi Ramës.

36 deputetë firmosën kërkesën dhe e depozituan në Kuvend. Në kërkesë theksohet se faktet e publikuara janë tronditëse.

"Kryeministri rezulton të ketë udhëtuar 137 herë jashtë shtetit me avion privat të tipit ‘charter’, pa llogaritur udhëtimet e tjera me avion të linjave të zakonshme me intervale 3-4 ditore njëri nga tjetri. Rezulton se edhe gjatë krizës së pandemisë Covid-19, Kryeministri ka kryer rreth 20 udhëtime me avion ‘charter’.

Shifra e 137 udhëtimeve ‘charter’ është dy herë më shumë se numri i udhëtimeve të ish-Presidenti amerikan Xhorxh W. BUSH, i cili, në dy mandate, kishte kryer 74 fluturime me avionin presidencial amerikan ‘Air Force One’", thonë demokratët.

Opozita ka denoncuar në vazhdimësi shpërdorimin e fondeve dhe parave publike nga Kkyeministri, duke bërë publike shembuj konkretë të këtyre abuzimeve.

Të fundit