Flash News

Ditari i Opozitës

PD mbledh Këshillin Kombëtar të hënën, cilat janë katër pikat e rendit të ditës

PD mbledh Këshillin Kombëtar të hënën, cilat janë
Foto Ilustruese/ Selia e PD

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet këtë të hënë në orën 18:00 në selinë demokratike.

Sipas njoftimit të selisë blu, pjesë e renditet të ditës do të jenë 4 pika kryesore. Këshilli Kombëtar do të zgjedhë kreun e ri të Këshillit Kombëtar, pas largimit të Bujar Nishanit.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite:

Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.

Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD.

Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.

Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD” thuhet në mesazhin e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

 

Të fundit