Flash News

Ditari i Opozitës

PD mbledh nesër grupin para seancës plenare

PD mbledh nesër grupin para seancës plenare

Partia Demokratike ka njoftuar nesër mbledhje grupi para nisjes së seancës plenare të Parlamentit.

Mbledhja e grupit të PD do të mbahet në orën 09:00, 30 minuta para mbledhjes së grupit që kanë thirrur socialistët.

“Të nderuar kolegë, nesër në orën 09:00 tek salla e seancave plenare për mbledhje grupi, sepse ne 09:30 e ka prenotuar sallën mazhoranca për mbledhje grupi. Ju falënderoj”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se sot PS shpalli “gjendjen e jashtëzakonshme”, pasi vendosi që mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ta zhvillojë online. Shkak u bë rezistenca e deputetëve të opozitës për të mos lejuar socialistët të zhvillonin mbledhjet e komisioneve.

Të fundit