Flash News

Ditari i Opozitës

PD mbledh nesër Kryesinë, pritet të caktohet data e protestës kombëtare

PD mbledh nesër Kryesinë, pritet të caktohet data e

Partia Demokratike pritet të mbajë ditën e nesërme, në orën 13:00, mbledhjen e Kryesisë, ku një nga pikat kryesore të rendit të ditës do të jetë përcaktimi i datës së protestës së ardhshme kombëtare.

Sakaq, paraditen e sotme, opozita zhvilloi një tryezë diskutimi me aktorë të ndryshëm opozitarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ku u trajtuan hapat e mëtejshëm të aksionit politik.

Në fokus të diskutimeve ishin format e reagimit qytetar, bashkërendimi i veprimeve opozitare dhe roli i shoqërisë civile në proceset demokratike të vendit.

 

Të fundit