Flash News

Ditari i Opozitës

PD mohon bojkotin e protestës për UÇK-në: Spekulime banale

PD mohon bojkotin e protestës për UÇK-në: Spekulime banale

Partia Demokratike ka hedhur poshtë zërat se ka patur një urdhër për bojkotimin e protestës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mbajtur sot në Tiranë.

Në një deklaratë zyrtare nga drejtori i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit, Alfred Lela thuhet se nuk ka ka patur asnjë urdher  verbal apo të shkruar që ndalon pjesëmarrjen e përfaqësuesve apo mbështetësve të saj në tubim.

Sipas PD-së, pretendimet për një urdhër bojkoti janë spekulime të motivuara politikisht.

Reagimi:

Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës të saj, të mos jenë në mitingun mbështetës për ish-krerët e UÇK-së, në proces gjyqësor në Hagë.
Spekulimi banal i ndonjë medieje se ky urdhër ekziston është pjesa e skenarit të përhershëm anti-opozitar te Ramaduros dhe Partia Demokratike e hedh poshtë si të tillë.
Siç theksohet në deklaratën e Partisë Demokratike të sapo hedhur dhe në qëndrimet e ditëve të fundit dhe të përhershme të kryetarit të saj, Berisha, kauza e UÇK, lufta e saj dhe e popullit shqiptar të Kosovës, janë jo vetëm të drejta, por edhe pjesë e nderit të përjetshëm të kombit dhe çështjes kombëtare shqiptare.
Zyra e Shtypit dhe Komunikimit
Drejtori,
Alfred Lela

 

Të fundit