Flash News

Ditari i Opozitës

PD në negociata për bashkim, Sula: Do mbështesim kandidaturën e Këlliçit për Tiranën

PD në negociata për bashkim, Sula: Do mbështesim

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ishte i pari që shprehu kandidaturën për të garuar në primare për bashkinë e Tiranës.

Ndërkohë, dje Partia Demokratike firmosi një marrëveshje me Partinë e Lirisë, të cilën e cilësuan si historike, ndërkohë që vetë PD vazhdon të jetë e ndarë.

Por a do të ketë më një bashkim të dy fraksioneve të PD-së pas kësaj marrëveshjeje?

Deputeti demokrat, Dashnor Sula deklaroi në studion e  “Log.” në Abc se grupimi i Alibejat do të mbështesë kandidaturën e Këlliçit nëse ai është kandidati zyrtar pas primareve.

 “Unë jam i bindur që e djathta dhe PD-ja ka ardhur në pushtet në sajë të figurave dhe jo të siglës. Nuk po themi të bashkohemi, në këto momente i rëndësishëm është bashkëpunimi. Çështja e bashkimit është tjetër gjë.

Ne nuk e kundërshtojmë marrëveshjen Berisha-Meta. Nëse Berishës i vlejnë më shumë 5.1% të votave të tyre... Ne e mbështesim kandidaturën e Këlliçit pa diskutim”, tha Sula.

Të fundit