Flash News

Ditari i Opozitës

PD ngre grup auditi për çështjen e lobimit rus, hetim për Lulzim Bashën

PD ngre grup auditi për çështjen e lobimit rus, hetim për

Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë, ku është krijuar edhe një grup auditi për të hetuar çështjen e lobimit rus për të cilën akuzohet ish-kreu Lulzim Basha.

Kryetare e grupit të auditit do të jetë Ledina Mandia. Nën hetim do të merren të gjitha veprimet e Bashës në raport me donacionet në PD në zgjedhjet e vitit 2017.

Lobimi rus u rishfaq pas deklaratës së një zyrtari amerikan i cili deklaroi se ishin rreth 500 mijë dollarë të investuara nga Rusia të cilat i kishte marrë asokohe Lulzim Basha. Vetë ky i fundit i mohoi akuzat.  Demokratët paralajmëruan ngritjen e një grupi auditi dhe hetimin e Bashës.

 

Të fundit