Flash News

Ditari i Opozitës

PD nis turin e takimeve, Noka dhe Bardhi në Shkodër: Bashkë në misionin për rrëzimin e regjimit të Ramës

PD nis turin e takimeve, Noka dhe Bardhi në Shkodër: Bashkë

Pas ribashkimit, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, deputetja Greta Bardeli, Lodovik Hasani, Emilja Koliqi, bashkë me deputetë të tjerë kanë nisur takimet nga qyteti i Shkodrës.

Deputetët janë takuar me qytetarët shkodranë. Në një deklaratë për mediat Noka tha se nga Shkodra do të nisë qëndresa për regjimin e Ramës. Noka theksoi se do të jenë bashkë në misionin kundrë qeverisë.

“Shkodra qyteti i qëndresës, rezistencës, qyteti ku ka ndodhur çdo përmbysje regjimi. Ndaj pas bashkimit tonë përfundimtar e nisëm takimin në Shkodër. Nga këtu do nisi qëndresa për rrëzimin e regjimit kriminal të Ramës.

Dita po vjen, Ne do t’i prijmë kësaj beteje për demokratët dhe Shqipërinë. Ajo që demokratët presin është që PD e bashkuar tashmë, të fuqizohet ringrihet e të rrëzojë regjimin. Do jemi bashkë në këtë mision, Basha dhe Alibeaj kanë vërtetuar që janë pengje të regjimit. Për gjithë të tjerët dera vijon të jetë e hapur”, tha Noka.

Bardhi iu përgjigj edhe deklaratës së kryedemokratit Lulzim Bashës se “nga SHBA, përfundoi poshtë Rrugës së Salës”, referuar protestave poshtë banesës së Berishës.

“Asnjë përgjigje, nuk kam kohë për të humbur me batuta pa asnjë vlerë. Unë jam aty ku janë demokratët“, tha Bardhi për mediat.

Të fundit