Flash News

Ditari i Opozitës

PD nxjerr të dhënat e sistemit TIMS: Ahmetaj dhe Gjiknuri kanë udhëtuar disa herë me pronarët e inceneratorëve

PD nxjerr të dhënat e sistemit TIMS: Ahmetaj dhe Gjiknuri kanë

Partia Demokratike ka nxjerrë disa të dhëna të sistemit TIMS dhe thotë se zëvendëskryeministri Arben Ahemtaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri kanë udhëtuar disa herë me pronarët e inceneratorëve.

Përmes një deklarate për mediat, deputetja Oriola Pampuri u shpreh se Ahmetaj dhe Gjiknuri kanë njohje të hershme dhe kanë udhëtuar bashkë që prej vitit 2012.

Ajo shtoi se afera e inecneratorëve ka qenë e planifikuar. Sipas demokrates, 430 milionë euro janë vjedhur me dijeni të Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurit, Ëngjëll Agaçit, Erjon Veliajt, Lefter Kokës dhe miratimin e kryeministrit Edi Rama.

“Mirel Mertiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja nuk ishin të panjohur për qeveritarët dhe ardhja e tyre nuk ishte rastësi. Mjafton të shikoni historinë e udhëtimeve të Ahmetajt dhe Gjiknurit për të kuptuar se ata njiheshin, udhëtonin bashkë me letra që prej 2012, por të dhënat flasin për një njohje më të hershme mes tyre.

Gjithçka për aferën e inceneratorëve ka qenë e planifikuar.
Po të hedhim një sy të historikut i udhëtimeve të ish-ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri rezulton se;
- Nga 27 janari 2012 deri më 16 tetor 2019, Arben Ahmetaj ka udhëtuar 12 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.
- Nga 27 janari 2012 deri më 23 korrik 2019, Damian Gjinkuri ka udhëtuar 6 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto”, deklaroi deputetja.

PD nxjerr të dhënat e sistemit TIMS: Ahmetaj dhe Gjiknuri kanë

PD nxjerr të dhënat e sistemit TIMS: Ahmetaj dhe Gjiknuri kanë

 

Të fundit