Flash News

Ditari i Opozitës

PD nxjerr videon: Agaçi u njoftua se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk ishte ligjore

PD nxjerr videon: Agaçi u njoftua se procedura për inceneratorin e

Partia Demokratike ka bërë një tjetër reagim për çështjen e inceneratorëve.

Duke shkëputur një pjesë të dëshmisë së drejtoreshës së Agjencisë së Prokurimit Publik Redia Kashta në Komisionin Hetimor, PD thotë se nuk ekziston asnjë procedurë koncesioni për inceneratorin e Elbasanit.

Gjithashtu shton se APP e ka njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk ishte ligjore.

Selia blu akuzon Agaçin se përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare, ndërsa shton se koncesoni i’u dha një kompanie që nuk ka eksperiencë në fushën e incenerimit.

Partia Demokratike thotë se “Edi Rama nuk mund të lajë duart nga përgjegjësia për aferën prej 430 milionë euro. Një shkelje masive e ligjeve të vendit nuk mund të kryhej pa miratimin e Edi Ramës”.

 

Të fundit