Flash News

Ditari i Opozitës

PD nxjerr videon me premtimet e pambajtura për procesin e rindërtimin: Ky është bilanci i vërtetë

PD nxjerr videon me premtimet e pambajtura për procesin e

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar pas prezantimit të bilancit që kryeministri Edi Rama i bëri procesit të rindërtimit. Bardhi thotë se ky proces është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës, që ka shumë premtime dhe fare pak punë.

Ai evidenton një nga deklaratate kryeministrit se familjet e dëmtuara nga tërmeti do hynin në shtëpi pa hyrë 2020-ta, ndërsa thekson se për një 1 vit është ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive.

"Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, ka ndërtuar vetëm 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale.

Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara.

Edi Rama ka arritur vetëm një objektiv me rindërtimin.

U ka dhënë klientëve të vet shumicën e fondit për rindërtimit. Vetëm Safet Gjicit ka dhënë 35 milionë euro me një dorë.

Koha e Edi Ramës dhe mashtrimeve të tij ka mbaruar! Është koha të kemi një qeveri që punon për qytetarët", shkruan ndër të tjera Bardhi krahas një video.

Të fundit