Flash News

Ditari i Opozitës

PD sulmoi kreun e grupseksionit Berat, reagon Këlliçi: Kartën e anëtarësisë ia ka nënshkruar Basha

PD sulmoi kreun e grupseksionit Berat, reagon Këlliçi: Kartën e

Partia Demokratike reagoi pak më parë për procesin zgjedhor brenda partisë të nisur nga Grupi i Rithemelimit. PD hodhi akuza se ‘Rithemelimi’ po iu jep poste drejtuese ish-funksionarëve të LSI.

Deputeti demokrat dhe anëtari i ‘Rithemelimit’, Belind Këlliçi,i është përgjigjur PD-së duke treguar kartën e anëtarësisë së Santiliano Dules, e cila është firmosur nga ish-kreu i PD, Lulzim Basha. Këlliçi e ka cilësuar deklaratën e sotme nga PD, si një sulm ndaj demokratëve.

Postimi i plotë:

Një përgjigje e detyruar për bunkeromanët

Disa të emëruar nga ish kryetari mbajnë të zaptuar prej muajsh faqen e Partisë Demokratike në Facebook, të cilën e përdorën për të goditur shumicën e demokratëve, duke i quajtur "mitingashë non grata" dhe "llum antiamerikan".

Sot kanë nxjerrë një fletërrufe të radhës drejtuar një tjetër demokrati, Z. Santiliano Dule, kryetar i zgjedhur i Grupseksionit nr.1 Berat.

Qenkan mërzitur bunkeromanët se në PD ka zgjedhje dhe vendoset me votë. Preferojnë emërimet, se ashtu janë mësuar.

Sakaq Z. Santiliano Dule i uroj suksese!

Po ju tregoj kartën e tij të anëtarësisë në Partinë Demokratike, e nënshkruar nga deputeti Basha, asokohe kryetar.

Përpara për një PD më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!

Të fundit